Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni gjatë një konference për shtyp deklaroi se po punohet për një raund të ri negociatash mes Rusisë dhe Ukrainës.
Meloni falenderoi Zelenskyn dhe qeverinë ukrainase për vullnetin e sinqertë për të kërkuar paqe duke pranuar negociatat.
“Po punohet për një raund të ri negociatash dhe gjëja e parë që duhet të bëjmë është të falënderojmë Presidentin Zelensky dhe qeverinë ukrainase, të cilët kanë demonstruar në javët e fundit vullnetin e tyre të sinqertë për të kërkuar paqe duke pranuar negociatat. Nga ana tjetër, nuk kemi parë ndonjë hap konkret nga Rusia për momentin. Ia vlen ta kujtojmë këtë për të çmontuar një narrativë të caktuar sipas së cilës rusët ishin të gatshëm për paqe”, u shpreh Meloni.