Pasditen e sotme një sulm me thikë ka ndodhur në stacionin hekurudhor në qendër të Hamburgut në Gjermani. Sipas autoriteteve janë lënduar 12 persona ku 6 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Shërbimi i zjarrfikësve në Hamburg tha se tre njerëz pësuan lëndime të rënda, dhe tre të tjerë lëndime të lehta, raportoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Policia gjermani njoftoi se i dyshuari për sulmin u arrestua në vendngjarje.
Sulm me thikë në një stacion treni në Gjermani, 12 të plagosur