-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Salianji akuzon Berishën për mbyllje të garës: PD po tkurr për interesa personale

Kryesoret

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka vijuar turin e takimeve me mbështetësit, këtë herë në Peshkopi, duke kritikuar ashpër drejtimin aktual të Partisë Demokratike.

Ai akuzoi kryetarin Sali Berisha për mbyllje të garës dhe manipulim të proceseve brenda partisë, duke paralajmëruar se PD po tkurret për interesa personale dhe nuk po respekton vlerat demokratike.

“Po përballemi me një lidership që mbyll garën. Në vend të hapjes kemi mbyllje. Ju e patë që kandidimi im u bllokua pa asnjë vendim formal. Nuk u dha as e drejta minimale për të garuar, sepse Berisha e di që me zgjedhje do e mundja, që energjia do ishte ndryshe dhe që PD do bëhej fituese. Kjo nuk është vetëm një padrejtësi ndaj një individi, por deformim i procesit për t’i shërbyer Edi Ramës. Po tkurrin PD për interesa personale. Me këtë rrugë do ta shuajnë PD-në, por ne nuk do ta lejojmë. Të hapim partinë, të lejojmë garën dhe fraksionet, të respektojmë mendimin ndryshe dhe të ndërtojmë përfaqësim real. Shqipëria nuk meriton të jetë ende në tranzicion. Ky do marrë fund kur të ndryshojnë dinosaurët që mbajnë peng PD-në,” deklaroi Salianji.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit