-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tuneli i Llogarasë/ Bardhi akuzon Ballukun: Ku shkuan 50 mln euro të shqiptarëve?

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar zv.kryeministren Belinda Balluku në lidhje me projektin e Tunelit të Llogarasë.

Balluku lajmëroi se nga nesër do të hapet Tuneli i Llogarës dhe do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator.

Bardhi me anë të një postimi në rrjetin e tij social shprehet se kjo është një aferë e pastër korruptive. Ai thotë se kostoja e projektit është rritur në mënyrë të pajustifikuar me miliona euro, të cilat kanë përfunduar në llogaritë e një kompanie turke.

“Belinda Balluku është rikthyer në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar rihapjen e Tunelit të Llogarisë. Kjo është një aferë e pastër korruptive, ku vlera e ndërtimit u shtua me miliona euro, të cilat iu kaluan një kompanie turke, e paracaktuar nga Balluku dhe që rezulton në dokumente zyrtare që nuk kryen asnjë punë.
Ekzistojnë të dhëna, përfshirë dëshminë publike nga njëri prej pjesëmarrësve në takim, se kompania fiktive turke u shpall fituese në një takim në Ankara, Turqi, të mbajtur më 3 qershor 2021, 21 ditë para se tenderi të rishpallej.
Pyetja që ka pritur përgjigje nga SPAK që nga 12 gushti 2024 është: Ku kanë shkuar 50 milionë euro taksa shqiptare? Edhe sa kohë do të presin shqiptarët për një përgjigje?”, shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit