-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PL: 11 maji farsë politike, të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Kryesoret

Zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli në një deklaratë për mediat ka hedhur akuzat ndaj manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit. Memelli e ka cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë politike të orkestruar nga qeveria.

“Raportimet e shumta për presionin mbi administratën publike, përdorimin masiv të burimeve shtetërore për qëllime elektorale, blerja e votës dhe intimidimi i votuesve hedhin një hije të rëndë mbi rezultatin final dhe mbi gjithë procesin , duke minuar kështu besueshmërinë dhe integritetin e një prej mekanizmave më themelorë të një sistemi demokratik”, thotë ajo.

Memelli akuzoi edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke thënë se nuk ka vepruar me shpejtësi dhe transparencë, si dhe kërkojnë hetim të menjëhershëm.

“Kërkojmë hetim të menjëhershëm dhe të thelluar për çdo rast të dokumentuar të shkeljes së ligjit. Kërkojmë ndëshkimin e çdo zyrtari që ka keqpërdorur detyrën për përfitime politike. Dhe kërkojmë një reformë zgjedhore të thellë, reale, dhe të garantuar nga aktorë të pavarur ndërkombëtarë.”, u shpreh ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit