Shefja e diplomacisë evropiane, Kaia Kalask ka reaguar pas sulmit masiv ajror gjatë natës në Ukrainë që vrau 12 persona.
Kallas bëri thirrje për presion maksimal ndërkombëtar mbi Rusinë pas sulmit.
Me anë të një postimi në X, ajo tha se Rusia është e vendosur që të rrisë vuajtjet.
“Sulmet e natës së kaluar tregojnë edhe një herë se Rusia është e vendosur të rrisë vuajtjet dhe të shkatërrojë Ukrainën. Është e tmerrshme të shohësh fëmijë midis viktimave të pafajshme të plagosura ose të vrara”, tha Kallas.
“Ne kemi nevojë për presion maksimal ndërkombëtar mbi Rusinë për të ndaluar këtë luftë.”, shtoi ajo.