-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç pas bisedës me Magyar: Fokusi përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe!

Kryesoret

Pasi e ofendoi rëndë drejtpërdrejt në televizion, e fton për vizitë zyrtare. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç bisedoi me kandidatin për kryeministrin e ardhshëm të Hungarisë dhe kreun e partisë Tisza, Peter Magyar.

“E përgëzova Peter Magyarin për fitoren e tij në zgjedhje. Patëm një bisedë të rëndësishme, të mirë dhe kuptimplotë mbi temat kyçe për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme serbo-hungareze”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Por raporti i tyre është tepër i tendosur. Pas fitores, Magyar theksoi se dinte saktësisht se çfarë po ndodhte në Serbi.

“I di lidhjet midis Orbanit dhe Vuçiçit në Serbi, midis Orbanit dhe Ficos në Sllovaki, dhe e di se kush është kumbari pas të gjitha këtyre lidhjeve”, theksoi ai.

Kësaj deklarate, presidenti serb iu përgjigj duke ofenduar dhe refuzoi se atë dhe Viktor Orban i komandon Rusia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit