-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dash Sula: Berisha nuk e mund Ramën, PD ka figura të konsumuara

Kryesoret

Deputeti Dashnor Sula ka komentuar humbjen e Partisë Demokratike në këto zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sula ka shprehur se Partia Demokratike nuk dëgjon zërin e qytetarëve por kritikon liderët aktualë të partisë. Ai tha se ka paralajmëruar që do të fitojë Rama në këto zgjedhje.

“E kam paralajmëruar më 26 korrik 2024, e kam thënë në parlament, kam thënë Rama i ke zgjedhjet i ke të fituara dhe rrezikon që të fitosh zgjedhjet me shumicë të cilësuar. Kjo ndodhi për një Kod mizerabël, që e bëri edhe Sali Berisha me njerëzit rreth tij. Lista e mbyllur e PD nuk prodhon vota, se kanë figura të konsumuara. Ti mund të humbasësh ndeshjen 1:0, por kur e humb 5:0 a 10:0 në futboll atëherë nuk ke çfarë të kërkosh, se ke ekip të dobët.”, tha Sula.

Ai u shpreh se Berisha i ka premtuar atij që do mundë Ramën. Sula tha se problemin e ka Partia Demokratike pasi ka një opozitë të përçarë, ku disa persona kanë zënë pozita të larta pa i merituar fare.

“Te PD nuk dëgjojnë më zërin e qytetarin. Sali Berisha më ka premtuar që do mundë Ramën. Por nuk e mund dot Ramën. Sali Berisha asnjëherë nuk ka pranuar humbjen e zgjedhjeve. Nuk janë zgjedhje të vjedhura ekstremisht. Partia Demokratike sot ka probleme.Ka nga ata në PD që nuk hapin telefonin. Problemi te PD është se opozita është e përçarë, disa persona kanë zënë pozita të larta edhe pa e merituar. Ne kemi votën e militantëve ekstremistë.

Tre njerëzit që drejtojnë PD-në janë Sali Berisha, Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Berisha nuk duhet të ishte kandidati për kryeministër. PD duhet të ketë aleat më të madh SPAK-un. Shumë demokratë e dinë se humbasin. Sali Berisha nuk është ai i 2005-ës. Pas 2005, nuk kemi fituar asnjë shumicë të shqiptarëve”, tha Sula në News24.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit