-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detyrimet e papaguara zhduken, por afatet janë të shkurtra

Kryesoret

Pak ditë pasi u dha drita jeshile vendimit për të fshirë automatikisht gjobat administrative të papaguara të dhjetë viteve të fundit, shumë qytetarë kanë pyetje të rëndësishme: çfarë duhet të bëjnë konkretisht për të përfituar nga kjo masë?

Sipas informacioneve nga Qendra “Altax”, vendimi i qeverisë pastron nga detyrimet financiare masat e papaguara në periudhën 2015-2024. Kjo do të thotë që, për shumë qytetarë dhe biznese, gjobat që nuk janë zbatuar më nuk do të jenë më barrë.

Nëse gjoba figuron në listat që përgatisin institucionet përgjegjëse, qytetarët nuk duhet të bëjnë asgjë  fshirja është automatike dhe detyrimet do të hiqen nga regjistrat tatimorë dhe financiarë deri në qershor 2025.

Nga ana tjetër, nëse detyrimet nuk janë përfshirë në këto lista, qytetarët duhet të paraqesin kërkesë pranë institucioneve vendore, duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, për t’u përfshirë në procesin e fshirjes, me afat deri në janar 2026.

Ky vendim prek masa të ndryshme, përfshirë gjobat për ndërtime pa leje në zonat rurale, shkeljet e rregullave gjatë pandemisë COVID-19 dhe gjoba nga inspektorate të ndryshme si Shëndetësia, Policia apo Drejtoria e Tatimeve.

Përfitimi më i madh për qytetarët është heqja e pengesave financiare dhe administrative, që mund të ndihmojnë në akses më të lehtë në kredinë bankare, subvencione apo legalizime.

Në çdo rast, është e rëndësishme që qytetarët të mbajnë kontakt me institucionet përkatëse për të siguruar që fshirja është realizuar dhe detyrimet nuk mbeten të regjistruara në sistem.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit