-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po jetoj në ëndërr dhe ëndrra”- Cakaj shkëlqeu, Broja pas golit: Jam super

Kryesoret

Armando Broja është rikthyer te goli me Kombëtaren në fitoren 4:2 ndaj Jordanisë në “Air Albania”, dhe pas ndeshjes ka theksuar se ndjehet më komod në qendër të sulmit.

“Ndihem më mirë në krye të sulmit dhe e njoh më mirë atë pozicion, por unë jam lojtar që luaj dhe në pozicione të tjera. Ku të dojë trajneri që unë të hyj, aty jam gati të luaj”, – u shpreh Broja. Ai vlerësoi edhe shokun e skuadrës, Klisman Cakaj, për asistin që i dha. “Cakja sot ishte si mur, më pasoi një top shumë të bukur”.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Klisman Cake tha se po kalon një moment ëndrrash me Kombëtaren shqiptare, duke debutuar dhe fituar në dy ndeshje të rëndësishme.
“Po jetoj në ëndërr dhe ëndrra vijon, duke luajtur dhe fituar. Gjatë këtyre 10 ditëve kanë ndodhur shumë gjëra – fituam në Serbi dhe në Jordani – e jam shumë i lumtur. Bluzën time ia kam premtuar familjes sime”, u shpreh Cakaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit