-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Fitoi zgjedhjet/ Rama: Jemi ngjitur aq lart sa askush s’e ka besuar

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët socialistë pas fitores u shpreh se do të arrijnë qëllimet që kanë. Rama u shpreh se do të bëjnë histori me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kryeministri theksoi se mandati i katërt është si fuqi vetëkorrigjuese.

“Për të arritur qëllimet duhet të fitosh zgjedhjet. Fitoret na duhen për të përmbushur misionin historik që kemi. Për të ndryshuar përgjithnjë Shqipërinë, duke zhvilluar ekonominë, garantuar drejtësinë, përmirësuar arsimin e shëndetësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin e atdheut dhe për të bërë histori me anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade.

Na duhet një punë e madhe me veten në radhë të parë. Përsëri këtë herë, duhet ta nisim nga vetja për ta ndarë mendjen si duhet. Na duhet mirëkuptim brenda nesh për të kuptuar e më pas për të na kuptuar. Për ta përdorur mandatin e katërt së pari si fuqi vetëkorrigjuese. Jemi ngjitur aq lart sa askush s’e ka besuar.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit