Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me deputetët socialistë në Pallatin e Brigadave u ndal edhe tek përfaqësimi i tyre në Parlament. Rama iu drejtua atyre që nuk do të jenë në shtator në Parlament që do të kenë mundësi të tjera dhe mund të garojnë përsëri në të ardhmen. Ai u tha që këët humbje ta shohin si një mundësi e re personale dhe profesionale në një vend tjetër pune.
“Dua tu them atyre që në shtator nuk do kthehen në Parlament që unë ua mirëkuptoj mërzinë për garën individuale. Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur, edhe kur luan me fëmijët me top ke një moment mërzie nëse kupton që ti nuk je më ai i pari dhe ata nuk janë më të vegjël dhe ti u munde. Por i siguroj se nëse do ta shohin humbjen e vendit të punës si një mundësi të re personale dhe profesione në një tjetër vend pune po në shërbim të të njëjta qëllimeve të përbashkëta, si fitues të mandatit historik të 11 majit, jo vetëm do jenë të dobishëm, por do ta pasurojnë karrierën e tyre politike dhe profesionale dhe nëse do të duan të rikthehen në Kuvend të mund të garojnë përsëri në të ardhmen.”, tha Rama.