-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama ironizon opozitën: Premtuan magji, por ‘gomari’ nuk fluturoi

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me deputetët socialistë ironizoi Sali Berishën dhe opozitën. Rama tha se demokratët u ofruan shqiptarëve një kufomë politike me kapelën e Trump.

Kryeministri ironizoi duke thënë se premtuan se do bënim magji si me lojën fluturon-fluturon gomari.

“Ua kemi ne fajin madhështorëve që u mungojnë 200 mijë vota se 4 vite më parë, këtë herë i ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë ambulante me kapelën e Trump dhe i premtuan një magji të madhe si në atë lojën e fëmijëve fluturon-fluturon gomari dhe në fund nuk fluturoi. E ngjitëm PS në shifrën rekord të 856 813 votash afërisht 88 mijë më shumë se në 2021, duke i katërfishuar jashtë kufijve ato 35 mijë vota më pak brenda vendit krahasuar me 2021. Përveç mandatit të 9 të Vlorës që për shumë pak mund ta merrnim më shqiptarët brenda vendit, të 82 mandatet e tjera i kemi marrë këtu ku kemi rifituar besimin e shumicës absolute, siç e parashikuan të gjitha sondazhet. PS kaloi kufirin e 50% duke u ngjitur 4 shkallë e gjysmë nga 48.7% në 53.2% falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se sa çdo herë tjetër.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit