Një 40-vjeçar është paraqitur në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm, i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Dyshohet se plagosja ka ndodhur brenda në banesën e tij në Marikaj të Vorës, rreth orës 03:30. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është sekuestruar një pushkë që dyshohet se mbahej pa leje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.








