Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani është paraqitur këtë të martë në SPAK. Prokuroria përfundoi hetimet për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI ne SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Monika Kryemadhi pas daljes u shpreh se nuk kishte mundur të takohej me ish-bashkëshortin, Ilir Meta, pasi ai nuk ishte sjellë në sallën e gjyqit.
“Dëgjova madje edhe një sherr mes prokurorit dhe drejtorisë së burgjeve. Por nuk e sjellin pa urdhrin e Edi Ramës”, tha ish-kryetarja e LSI-së.
E pyetur si ndihej tashmë që u mor e pandehur, Kryemadhi u përgjigj: “Sfidat për mua janë me opinionin publik dhe me zotin”.