Keith Kellogg, i dërguari special i presidentit amerikan në një intervistë në Fox News u shpreh se Uashingtoni ka marrë një listë kushtesh për zgjidhjen e konfliktit me Rusinë nga Kievi.
Kellogg tha se Uashingtoni po pret një dokument të ngjashëm nga Moska, dhe pasi të përpunohen do të bahet raundi i ri i negociatave. Ai tha se Gjeneva do të jetë ndalesa e parë, ku do të jetë të pranishëm, Trump, Putin dhe Zelensky.
“Mendoj se Gjeneva mund të jetë ndalesa e radhës, ku do të jenë të pranishëm të tre udhëheqësit e palëve: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ne do të donim ta mbanim atë në Vatikan dhe ishim pothuajse gati për këtë, por rusët nuk donin të shkonin atje. Prandaj, besoj se opsioni tjetër do të jetë Gjeneva”, tha i dërguari i posaçëm.