Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM, Aulon Kalaja, është paraqitur paraditen e 27 majit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Pas refuzimit të kërkesës për hapjen e kutive të votimit nga ana e KQZ-së, Kalaja kishte paralajmëruar se do t’i drejtohej drejtësisë me një kallëzim zyrtar.
Ai kërkon që SPAK të ndërhyjë dhe të nisë procedurat për sekuestrimin e kutive të votimit në Qarkun Durrës, ku ai pretendon se rezultati ka qenë i manipuluar në mënyrë flagrante.
Related