-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Kuvendin e Kosovës nuk e konstituon fituesi, por të gjithë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të 22-të të konstituimit të Kuvendit. Kurti u shpreh se Kuvendin nuk e konstituon fituesi por të gjithë, si dhe ka uruar që të kenë një përgjigje sa më shpejtë nga Gjykata Kushtetuese për votimin e fshehtë.

“Kosova ka qeveri në detyrë, unë jam kryeministër në detyrë. Ajo që i ndihmon Kosovës është Kuvendi i ri i Republikës. Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë. Si fitues të zgjedhjeve me 48 deputetë dhe me 9 deputetë të pakicave që na janë bashkuar, e kemi përgjegjësinë për ta formuar qeverinë. Pra, fituesi e ka përgjegjësinë për formimin e qeverisë”, u shpreh Kurti.

Ai tha se për të konstituar Kuvendin, e kanë përgjegjsësinë të gjithë deputetët dhe sipas tij ata po bëjnë gabim që po e pamundësojnë kuorumin për votimin e fshehtë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit