Ministri i Jashtëm i Rusië, Sergei Lavrov ka sulmuar Bashkimin Evropian pas deklaratave të kancelarit gjerman Olaf Scholz lidhur me heqjen e kufizimeve për përdorimin e armëve. Lavrov tha se vendimi për dërgimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nuk është i ri, por i planifikuar më herët dhe i mbajtur sekret.
“Ky vendim ekspozon cilësinë dhe nivelin e atyre që kanë marrë pushtetin në Evropë. Ata janë të gatshëm të sakrifikojnë stabilitetin për interesa të ngushta politike”, deklaroi Lavrov.
Ai shtoi se “Nëse lufta ndalet, karrierat e tyre politike marrin fund. Ata i vënë interesat e tyre personale mbi njerëzit e tyre dhe mbi sigurinë kontinentale.”
Gjithashtu Lavrov vlerësoi përpjekjet e Trump për të gjetur zgjidhje dhe sugjeroi se tensionet në komunikim vijnë si pasojë e sabotimit nga ana e aleatëve evropianë.
“Trump dëshiron rezultate konkrete. Kur kupton se evropianët po pengojnë përpjekjet e tij, është e natyrshme që retorika e tij të ashpërsohet”, tha Lavrov.








