Presidenti i vendit, Bajram Begaj. me anë të një postimi në rrjetin e tij x ka reaguar ndaj sulmit me armë në Washington DC, në një darkë me gazetarët ku i pranishëm ishte presidenti amerikan Donald Trump, pasi mbeti i plagosur një oficeri i sigurisë së lartë.
“Sulme të tilla janë të paparanueshme. Në demokraci mosmarrëveshjet zgjidhen me dialog. Dënoj fuqishëm aktin, sulmet të tilla brutale minojnë demokracinë”, u shpreh Begaj.
Ndërkohë autori i sulmit një 31 vjeçar nga Kalifornia është arrestuar nga agjentët federalë, i cili ka thënë se objekt i qitjes kanë qenë zyrtarët e administratës Trump.









