Në KAS po shqyrtohet ankimimi i Partisë Demokratike për qarkun e Kukësit. Përfaqësuesi i
Partisë Demokratike, Franc Nuri kërkoi që ankimimi i aleancës së opozitës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës të merrej parasysh.
Ndërsa përfaqësuesit e KQZ u shprehën se vendimi për tabelat e rezultateve u mor mbi bazën e të dhënave dhe moskonstatimit të parregullsive serioze që deformonin rezultatin.









