Në ditët më të “nxehta” pas zgjedhjeve, ambasadori i BE-së gjeti kohë të promovojë “familjen” gay, homo, trans, etj., përmes promovimit të “familjes” së tij!
Gjeti kohë të marrë pjesë në një “Paradë krenarie” ku u keqpërdorën edhe fëmijët…!
Dhe këtë e bën në një vend ku me ligj njihet vetëm familja e përbërë nga një burrë e një grua, ku mbrohen fëmijët!
Dhe në Itali, sepse ai është italian, njihet vetëm kjo familje: Familja e Shenjtë, e Vërteta.
Ky ishte preludi…
Sepse tashmë është i vetmi ambasador dhe përfaqësues i institucioneve ndërkombëtare që kërkon të “legalizojë” këtë rezultat të deformuar të zgjedhjeve.
Kërkon të vendosë në “shina” edhe OSBE/ODIHR dhe raportin final të tyre, duke i paraprirë atij.
Koincidencë? Nuk besoj. Tingëllon si lidhje organike ky binom:
— Një Parlament që të mund të ndryshojë Kodet, përfshi dhe Kodin tonë të Familjes.
Projekte që kjo Rilindje i ka tentuar disa herë, por nuk ka mundur.
Projekte që kërkon t’i promovojë tashmë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë.
Ndërr këto me vlerat, traditën, parimet tona, ndërr me atë që i duhet shoqërisë njerëzore, qofshin edhe për mbijetesën e saj fizike.
Ndërr këtë edhe me rregullat diplomatike dhe europiane, që i konsiderojnë si të papranueshme të tilla interferenca në vendet e akreditimit.
Qoftë këto për parimet themelore, si ai i Familjes, Fëmijëve, etj.
Qoftë për mos-përfshirjen në vlerësimet e proceseve zgjedhore, përpara se të shprehen “arbitrat” ndërkombëtarë, që janë dhe të dërguarit e BE-së.
Lidhje e fortë kjo: Një Kuvend nga zgjedhje të deformuara, për të deformuar edhe Familjen, Shoqërinë, Vlerat, Fëmijët, gjithçka ka të çmuar Shqipëria.
Po shkelni parimet themelore të diplomacisë dhe profesionalizmit, Z. Ambasador!