Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Alpet zvicerane, ku një pjesë e madhe e akullnajës është shembur dhe ka përmbytur fshatin Blatten. Si pasojë një person rezulton i zhdukur dhe shumë shtëpi janë rrafshuar nga rrëshqitja.
Kryetari i fshatit, Matthias Bellwald, u shpreh i prekur: “E pamendueshmja ndodhi. Kemi humbur fshatin, por jo shpresën.”
Autoritetet zvicerane kanë kërkuar ndihmë nga ushtria për përballimin e situatës, ndërsa qeveria ka premtuar ndihmë financiare për banorët që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
Ndërsa ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa për ngrohjen globale, ngjarje të tilla do të bëhen gjithnjë e më të zakonshme.