Ditën e sotme në Kuvend u rikthyen edhe deputetë socialiste të cilët nuk arritën të fitonin një karrige në këto zgjedhje. Socialistët nuk treguan asnjë lloj zhgënjimi, madje disa prej tyre thanë që nuk e kanë mbyllur këtu karrierën politike.
Deputeti Toni Gogu u shpreh që “nuk më vjen keq për asnjë gjë, unë i kam hyrë politikës për të shërbyer dhe shërbesa mund të vazhdojë në çdo kapacitet”.
Ndërsa deputeti Xhemal Qefalia u shpreh i qetë dhe tha se “është ligj që e kemi miratuar vetë”.
Deputetja e Shkodrës Edona Bilali tha se karriera e saj politike nuk mbyllej këtu, ndërsa Lavdrim Krashi dhe Etilda Gjonaj thanë që u vjen keq që nuk fituan dhe falenderuan ata që i kanë votuar.








