Oficerët e Policisë Italiane në Vigevano, arrestuan dy persona, një 27-vjeçar shqiptar dhe një 39-vjeçar itaolian për trafik droge.
Policia sekuestroi një total prej tetëqind gramësh kokainë, mbi 5,000 euro dhe një pushkë kalibri 22.
Në bodrumin e shtëpisë policia gjeti afërsisht gjysmë kilogrami kokainë, dy peshore precize, material për paketimin e dozave të drogës, 5,000 euro në para të gatshme dhe një pushkë kalibri 22 me optikë precize, e cila ishte vjedhur në provincën e Varese në vitin 2023.