Një zjarr i madh ka përfshirë Kanadanë qëndrore. Autoritetet kanë evakuuar 17 mijë njerëz dhe kanë bërë thirrje për më shumë mbështetje nga ushtria kanadeze. nNdërsa evakuim i plotë është bërë në Flin Flon një qytet me gati 5 mijë banorë.
Ndërkohë në Manitoba të Kanadasë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, si dhe janë ngritur strehimore emergjente në qytetet përreth për të akomoduar të evakuuarit.
Manitoba ka raportuar më shumë se 100 zjarre këtë vit, duke tejkaluar mesataren sezonale, me 22 prej tyre aktualisht aktive dhe të nxitura nga nxehtësia dhe thatësira.
Gati 200,000 hektarë tokë janë djegur këtë vit, trefishi i mesatares vjetore 5-vjeçare. Ekspertët e lidhin shtimin e rasteve të zjarrit me ndryshimet klimatike.