-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elon Musk me mavijosje nga djaloshi 5-vjeçar në konferencën e lamtumirës me Trump

Kryesoret

Elon Musk u shfaq sot me një mavijosje të dukshme mbi syrin e djathtë gjatë konferencës së tij të lamtumirës në Zyrën Ovale, ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump. Miliarderi zbuloi se shkaktari i mavijosjes ishte djali i tij 5-vjeçar, i quajtur “X”, i cili i kishte dhënë një grusht në fytyrë.

“Nuk ka asgjë si një grusht në fytyrë i një 5-vjeçari,” tha Musk me humor, ndërsa Trump u shpreh se nuk kishte vënë re mavijosjen e dukshme.

Ngjarja u zhvillua pak orë pasi u publikua një raport në “New York Times” që dyshonte për përdorim të drogës nga Musk gjatë fushatës zgjedhore, të cilën ai e mohoi me forcë dhe sulmoi gazetën. Trump mbrojti Musk, duke thënë se “askush nuk mund t’i besojë gazetës”.

Gjatë ceremonisë së lamtumirës, Trump i dorëzoi Musk “çelësin e artë” si simbol të punës së tij në drejtimin e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE). Musk premtoi se largimi i tij nuk do të thotë fund i këtij projekti, duke siguruar se ekipi i DOGE do të forcohet dhe do të arrijë kursime deri në 1 trilion dollarë.

Musk gjithashtu njoftoi se do të vazhdojë të mbetet këshilltar dhe mik i Trump, duke vizituar shpesh Shtëpinë e Bardhë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit