-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Nëse Rusia vazhdon luftën në Ukrainë, do t’i braktisim bisedimet për paqe

Kryesoret

SHBA i ka thënë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Vladimir Putin duhet të bjerë dakord me armëpushimin e përkohshëm të propozuar, përndryshe mund të tërhiqet nga ndërmjetësimi i paqes.

Armëpushimi 30-ditor tokësor, ajror dhe detar ishte “rezultati më i mirë i mundshëm i Rusisë”, tha zëvendësambasadori i SHBA-së në detyrë, John Kelley. Ai paralajmëroi se Uashingtoni mund të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.

“Nëse Rusia merr vendimin e gabuar për të vazhduar këtë luftë katastrofike, Shtetet e Bashkuara do të duhet të marrin në konsideratë tërheqjen nga përpjekjet tona negociuese për t’i dhënë fund këtij konflikti. Ne duam të punojmë me Rusinë, përfshirë këtë iniciativë paqeje dhe një paketë ekonomike. Nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë konflikt. Marrëveshja që ofrohet tani është rezultati më i mirë i mundshëm për Rusinë. Presidenti Putin duhet ta pranojë marrëveshjen”, tha ai.

Gjithashtu ai tha se pasi Trump dhe Putin folën në telefon javën e kaluar, Rusia pritej të paraqiste një dokument me terma që përshkruante gjerësisht vizionin e saj për një armëpushim.

“Ne do ta gjykojmë seriozitetin e Rusisë ndaj përfundimit të luftës, jo vetëm nga përmbajtja e asaj liste termash, por më e rëndësishmja, nga veprimet e Rusisë”, tha Kelly.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit