Detaje të reja janë zbuluar nga trafiku i marmëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.
Policia ka zbuluar një bazë në qytetin e Burrelit, ku dyshohet se kryeshin ruajtja dhe shpërndarja e armëve. Gjithashtu janë dokumentuar raste shitjeje të armëve edhe në Shkodër dhe Laç.
Grupi kriminal trafikonte kryesisht pistoleta, përfshirë ato të llojit “Glock”, por edhe armë të tjera automatike. Çmimi i një pistolete në tregun e zi varionte nga 1500 deri në 2500 euro, në varësi të tipit dhe modifikimeve të bëra – disa prej të cilave ishin me silenciator.
Ndërkohë mbeten në kërkim dy personat R. K., 41 vjeç dhe A. N.,24 vjeç. Ndërsa 10 të tjerët janë arrestuar.
EMRAT/ Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 10 persona, në kërkim dy të tjerë