Ambasada e Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar se kancelari Friedrich Merz do të zhvillojë një vizitë në SHBA gjatë javës së ardhshme.
Më 5 qershor, Merz do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Kjo do të jetë vizita e parë e kancelarit gjerman në SHBA që nga marrja e detyrës.
Sipas ambasadës, në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, si dhe çështjet ndërkombëtare më të rëndësishme, përfshirë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, situatën në Lindjen e Mesme dhe politikat tregtare globale.
/5pyetjet.al