Në prag të finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, shprehu ambiciet e tij për të fituar titullin e parë me klubin francez.
“Unë erdha për të bërë histori me Parisin. E para është gjithmonë më e vështira, por ne jemi gati të tregojmë se mund ta bëjmë,” tha Enrique në konferencën për shtyp.
Ai theksoi gjithashtu ndryshimet pozitive në ekip: “Qëllimi ynë ka qenë të ndërtojmë një skuadër konkurruese dhe tërheqëse, dhe besimi që kam marrë nga klubi më ka motivuar shumë.”
Finalja PSG–Inter do të zhvillohet të shtunën në orën 21:00.