Trajneri italian Simone Inzaghi është i hidhëruar pas humbjes së rëndë 5-0 ndaj PSG në finalen e Ligës së Kampionëve. “Jam krenar për këta djem për atë që kanë bërë në këtë udhëtim, padyshim që gjetëm një ekip më të fortë se ne, që meritonte të fitonte”- tha trajneri i për Sky.
“Ne iu afruam ndeshjes keq, pësuam gola dhe pastaj u tërhoqëm, duke ua bërë punën më të lehtë. Humbja na lë me një hidhërim të madh, por nuk e fshin udhëtimin që kemi bërë. Ne të gjithë duhej të bënim më mirë sonte, unë i pari. Pa tituj kete sezon, por shumë mirë gjithsesi. U thashë djemve se të gjithë duhet ta mbajnë kokën lart”.
Pyetja për të ardhmen ishte e pashmangshme. “Do ta shohim në ditët në vijim me klubin, pas dy finaleve të humbura në tre vjet ka shumë zhgënjim dhe hidhërim për të menduar për këtë. Do të flas për këtë me qetësi me klubin tim, i cili ishte pranë nesh këtë mbrëmje pavarësisht hidhërimit të madh”.
A do të jem në Kupën e Botës për Klube? “Nuk di si të përgjigjem, jam këtu nga mirësjellja dhe respekti për ju. Kjo humbje më trishton shumë, e di që humbjet na bëjnë më të fortë: humbëm në Stamboll dhe më pas fituam kampionatin. Ka hidhërim, duhet ta mbajmë kokën lart, duke e ditur se sonte u përballëm me një ekip më të fortë”.