Mesditën e sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në pyllin e fshatit Darëzezë e Re, njësia administrative Dërmenas, bashkia Fier.
Në vendgjarje janë angazhuar 7 automjete zjarrfikëse dhe 40 efektivë të MZSH-së, si dhe mjete të rënda si buldozerë dhe fadroma. Terreni ranor dhe përmasat e mëdha të zjarrit kanë vështirësuar ndërhyrjen.
Në bashkëpunim me Qendrën e Bashkuar Operacionale, është aktivizuar një helikopter Cougar i Forcës Ajrore për ndërhyrje nga ajri.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej afro 10 hektarësh. Për momentin, situata nuk është vënë nën kontroll dhe forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për shuarjen e tij.