-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria vijon përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, mungon vetëm Rey Manaj

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e shumëpritur kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në seancën e fundit stërvitore, trajneri Sylvinho kishte në dispozicion të gjithë lojtarët, përveç sulmuesit Rey Manaj, i cili mungoi për shkak të një gjendjeje gripale.

Lojtarët që kishin zhvilluar seanca individuale në ditët e mëparshme, u bashkuan me grupin dhe kryen të gjitha ushtrimet në mënyrë të plotë. Stafi teknik u fokusua te aspektet taktike, me synimin për të ndërtuar formacionin optimal për përballjen ndaj rivalëve ballkanikë.

Takimi do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje në stadiumin “Air Albania”, dhe konsiderohet vendimtar për ecurinë e kuqezinjve në grup. Shqipëria aktualisht ka tre pikë në dy ndeshje dhe një fitore do ta mbante në garë për një vend në fazën play off.

Mbështetja e tifozëve dhe faktori fushë pritet të luajnë rol të rëndësishëm në këtë duel me peshë të madhe emocionale dhe sportive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit