Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka shprehur kritikë të forta ndaj procesit të mbledhjes së firmave për kandidatët për detyrën e Avokatit të Popullit, duke e cilësuar atë si një procedurë të manipuluar dhe joserioze.
“Për mua është e para e rëndësishme momenti që ne na thuhet, ose ata drejtuesit e Partisë Demokratike na thonë që kjo është një proces që nuk do të bëhet se s’kemi dakordësi me Partinë Socialiste, pra që opozita të dërgojë një emrin e vet, pra ata nuk duan të bëjnë proces, dhe nuk kemi pse të bëhemi, të kemi absolutisht asnjë lloj individi, i cili kërkon firmat për t’u mbështetur. Kaq.
Duke qenë se të vijnë kolegë të nderuar, deputetë të Partisë Demokratike dhe të vënë lista përpara ti je i detyruar, jo i detyruar domosdoshmërisht, por duke parë që firmosi tjetri. E na vinin dhe te protesta, firmose një çikë këtë se e dua unë se unë jam demokrat. Firmose një çikë këtë se jam demokrat. Kështu që duke qenë se u bë një proces i tillë, derisa ka qenë deklarata e Taulant Ballës, ky proces kështu ka qenë. Shko te ky e t’ia marrim këtij, t’ia bëjmë këtij e me radhë. Të gjithë procesi. Pra nuk ka qenë një proces serioz.
Edhe, për shembull, duke qenë se u hodhën të gjithë emrat aty, një pjesë i mbaj mend se si kam, se kam firmosur për disa, nuk kam firmosur vetëm për Endri Shabanin. Kam firmosur për Adriana Kalanë, kam firmosur për Besim Ndregjoni siç ka, për Skënder Halucin, ku di unë, mund të them disa emra që mbaj mend unë nga kolegë deputetë, që mi kanë sjellë letrat për t’i firmosur. Kështu që kjo nuk ka, ishte një proces të cilin e propozova për ta bërë me tre, të paktën ne të çojmë tre dhe ata të zgjedhin një nga ata propozimet tona.
Siç ka qenë komisioni i ligjeve, ju pak debatin ndoshta e keni ndjekur apo jo se ç’debat kemi bërë ne, ku shoku Ulsi ka referuar që të gjithë firmat tona janë të pavlefshme sepse janë mbledhur, para procesit. Pra duhet të dorëzohen ose duhet të fillojnë mbledhja e firmave duhet të fillojë menjëherë mbasi ne të kishim bërë klasifikimin e parë. Dhe të gjitha ato firmat janë dhënë në momentin e parë dhe jo mbasi janë klasifikuar demokratët. Sepse ka dy procese në komision të ligjeve. E para është njëherë procesi nëse ata i kanë kushtet apo jo për të qenë Avokati i Popullit, pra jo për firma”,-tha Korreshi.









