Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhviluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.
Telefona ka zgjatur rreth një orë e 15 minuta dhe tema e diskutimit ishin sulmet fundit në Ukrainë, përfshirë goditjet ndaj bazave ushtarake ruse, si dhe programi bërthamor i Iranit.
Trump e ka cilësuar bisedën si të mirë, dhe sipas tij presidenti Putin shprehu me tone të ashpra vendosmërinë për të reaguar ndaj sulmeve ndaj aeroporteve ruse, të cilat i cilësoi si të papranueshme.
Trump deklaroi se i ka bërë të qartë Putinit se Irani nuk duhet të lejohet të prodhojë armë bërthamore.