Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Seman, në zonën e njohur si Fermë-Çlirim. Një makinë është përplasur me një mjet bujqësor dhe si pasojë janë plagosur tre persona.
Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia dhe grupi hetimor po zbardhin shkaqet e aksidentit.