Erion Alibej vijon të dëshmojë në Gjykatën e Posaçme në kudër të dosjes “Plumbi i Artë”. I akuzuar për disa ngjarje të rënda, Alibej është shndërruar në bashkëpunëtor të drejtësisë. Në sallë tregoi se si ishte vënë në ndjekje të Talo Çelës të cilin e akuzon si vrasësin e vëllait dhe xhaxhait të tij, në dhjetor 2018.
“Ja kisha dhënë gjithë infot punonjësve të policisë, por ekzekutorët më kanë shkuar deri tek fëmijët në shkollë, deri tek nëna ime kur shkonte në varreza. Është bërë zero veprim nga shteti. I është lënë hapësirë grupit të ekzekutorëve, që ne të kishim mort një herë në 6 muaj në shtëpi. Pas ekzekutimit të Kevi Bahos, motrës sime i erdhi një telefon, që atë që i ka ndodhur vëllezërve të tu e ke nga Sandër Baho dhe një vëlla. E kuptova që e kishin për turbulli. I thashë motrës ta denonconte. E denoncoi, por asnjëherë nuk u zbardh.
“Andi Zylyfi, kushëriri im u vra gati 7 muaj pas atentatit ndaj vëllezërve Baho, ku u vra Kevi. Zylyfi ishte njeri i afërt, që kujdesej për familjen, por edhe që më tregonin çfarë flitej. Pasi më vranë djalin e dajës, Zylyfin, unë isha në kërkim. Atë kohë unë gjithçka e investoja vetëm për mbrojtje dhe për të gjetur ata që na goditën. Unë kisha dalë për hetime vetë, me motor, si shpërndarës picash. Përveçse kisha kamera të një pjese të qytetit, pasi të gjitha i kishte Suel Çela. Identifikova Fordin tek shtëpia e Rigers Runajt, ndërsa Benzin tek Emiliano Ramazani. Nga kamerat pashe që Benzi kishte dalë nga shtëpia e Mikel Kamamit.
Isha i fokusuar tek Talo Cela. E kërkoja doemos, të vdekur, të gjallë. Kisha hedhur fjalë, që doja cdo informacion. Një herë djali i dajës, Zylyfi, duke shkuar në Peqin më thotë, si është e mundur, rruga ishte bosh, ndërsa pas meje ishte Tos Gosa. Zylyfi ruhej gjatë rrugës, pasi në atë segment kishin ndodhur ngjarje. Unë nuk desha ta tremb kushëririn, por kisha plot info për Tos Gosën. Ai lëvizte me disa makina, përfshi një makinë të vëllezërve Rakipi. Talo kishte rëndësi për mua, pasi ai dinte gjithçka. Dinte autorët, ekzekutorët, por edhe gjithçka nga dajat e mi në Peqin. Kisha hedhur fjalë për Talon.
Me anë të Arjan Spahiut, vëllai i kunatit tim, shoh i vëllezërve Çopja, mësova se ai kishte informacion dhe më tha për një takimin me Dumanin. Kur e pyeta se si u vu në kontakt me Nuredinin, ai më tha se një kushëri i Fat katnarit kishte lidhje me të. Takimi u bë në fund shkurti, fillim marsi 2020. Në atë periudhë, Arjani merr Nuredinin, afër shtëpisë së Elio Bitrit. I dhashë një nga makinat e mia, por të ruhej, pasi edhe Arjanin kërkonin ta vrisnin. Takimin e bëmë në katin e shtatë, shtëpi që e kishim marrë me qira” tha ai.








