-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Balla i drejtohet opozitës: Se ku kanë shkuar votat tuaja, shkoni gjejeni

Kryesoret

Në senacën në Kuvend, Taulant Balla iu drejtua opozitës në lidhje me deklaratën e Flamur Nokës se kanë vendosur GPS në zarfet dhe votat kanë mbetur në Londër. Balla u shpreh se kjo që ka bërë Noka është e dënueshme dhe një vepër penale.

“Bëtë gjithë atë zhurmë për kryeplakun e Pekishtit dhe kur doli që nuk kishte asgjë, pastaj jeni turrur pas 130 mijë të ashtuquajturave vota. Këtë më thanë që e tha Flamuri në një studio se paska futur 500 GPS në zarfa dhe këto GPS na paskan ngelur në Londër. O Flamur, o Flamur, kjo që thua ti është vepër penale sepse identifikimi, gjurmimi i votës është vepër penale. Kjo që bën ti është e dënueshme. Nëse ti e ke provë këtë, pse nuk shkon ta dorëzosh në prokurorinë e posaçme? Nëse ti ke instruktuar mbështetësit tuaj, që sipas teje paskan ngelur votat në Londër dhe i kemi numëruar ne këtu… unë e kuptoj që ju i shmangeni një debati të brendshëm. Zgjedhjet në Shqipëri kanë përfunduar. PS ka marrë 856 177 vota, ju keni marrë 529 354 vota, 300 mijë e kusur më pak. Gjejeni ku i keni votat tuaja”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit