Seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka.
Spiropali njoftoi që në foltore të afrohet deputeti Oerd Bylykbashi për të mbajtur fjalën e tij. Noka nuk foli për procedurë ashtu siç parashikohet në rregullore dhe bllokoi foltoren, si pasojë Spiropali kërkoi që ai të përjashtohet nga Kuvendi.
REPLIKAT:
Spiropali: E dëgjon gjuhën e atij ti. Largohu nga foltorja, Zoti Noka largohuni nga foltorja.
Noka: Më jep fjalën.
Spiropali: Jo e përfundove, nuk ishte për procedurë. Je i përjashtuar nga seanca. Nuk duroj fyerje as zaptim foltoreje. Largohu se je i përjashtuar. Zoti Bylykbashi ka fjalën.
Noka nuk largohet nga foltorja
Spiropali: 5 minuta pushim