-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia publikon planin e masae, ja rrugët që do të bllokohen

Kryesoret

Me 7 qershor në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Nga ora 15:00 janë bllokuar një sërë aksesh rrugore duke nisur nga:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”)

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Rruga “Dervish Hima”

Rruga “Asim Zeneli”

Rruga “Themistokli Gërmenji”

Rruga “Gjergj Filipi”

Rruga “Lekë Dukagjini”

Rruga “Faik Konica”

Rruga “Skerdilajd Llagami”

PARKIMI I TIFOZËVE

Nga Korça/Elbasani:

Autobusë: parkingu i lokalit “Kalvin”

Autovetura: te terminali pranë “Qytetit Studenti”

Nga veriu dhe jugu:

Autobusë: “Terminali i përpunimit të automjeteve”, mbikalimi i Kamzës

Autovetura: parkingjet pranë “Asllan Rusi”, nëntokësori “Skënderbej” dhe ai në “Bulevardin e Ri”

Gjithashtu policia do të ushtrojë ontrolle të imtësishme ndaj tifozëve përpara hyrjes në stadium, me qëllim ndalimin e futjes së sendeve të ndaluara si:

Banderola me përmbajtje raciste

Fishekzjarrë, flakadanë, lëndë piroteknike

Monedha metalike, çadra, çakmakë

Karikues telefoni, produkte kozmetike dhe sende të forta

Tifozët këshillohen të paraqiten në hyrje që në orën 18:00, për të shmangur rrezikun e mos hyrjes për shkak të fluksit.

BILETAT DHE RREGULLAT E PËRDORIMIT

Mos publikoni biletat në rrjete sociale, pasi mund të dublikohen në mënyrë të paligjshme.

Çdo biletë është personale dhe me barcode, dhe do të verifikohet me pajisje automatike.

Falsifikimi ose shumëfishimi i biletave përbën vepër penale dhe dënohet sipas Kodit Penal.

NDRYSHKIMET LIGJORE PËR SHKELJE

Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, këto veprime dënohen:

Hyrja në fushë pa autorizim: Gjobë deri 100.000 lekë ose burg deri në 3 muaj

Hedhja e sendeve të forta ose përdorimi i piroteknikës: Burgim 6 muaj deri në 3 vjet

Dhuna ndaj sportistëve, trajnerëve, arbitrave etj.: Burgim nga 1 deri në 5 vjet

APEL PËR QYTETARËT

Mos ngrini dronë – Policia do përdorë pajisje anti-dronë që i rrëzojnë automatikisht.

Për çdo paligjshmëri apo tentativë për incident, telefononi menjëherë në numrin 112.

Policia e Shtetit garanton angazhim të plotë të strukturave të saj për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti dhe i bën thirrje qytetarëve dhe tifozëve të tregojnë përgjegjësi, në mënyrë që ky event ndërkombëtar të zhvillohet pa incidente dhe të përfaqësojë denjësisht vendin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit