Presidenti Trump gjate takimit me kancelarin Merz tha se pati një bisedë dy-orëshe me Presidentin rus Vladimir Putin, gjatë së cilës ai thotë se i dha homologut të tij analogjinë e dy fëmijëve që zihen në një park.
“Ndonjëherë është më mirë t’i lësh të zihen për pak kohë”, thotë ai.
Trump tha se po provohej e vështirë të ndalohej lufta sepse ka “shumë armiqësi” midis dy vendeve dhe urrejtje të madhe midis Putinit dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Merz u pyet nëse pajtohet me analogjinë që Trump përdori për të përshkruar luftën Rusi-Ukrainë.
Në përgjigje, Merz tha se udhëheqësit bien dakord se “sa e tmerrshme” është lufta dhe se “të dy po kërkojnë mënyra për ta ndaluar atë shumë shpejt”.
Ai tha se i tha Trumpit se është “personi kyç në botë” që mund të mundësojë përfundimin e luftës, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi Rusinë.
“Ne jemi në anën e Ukrainës”, thotë Merz përpara se të shtojë se Ukraina “po synon vetëm objektiva ushtarake, jo civilë”.