-sidi education-spot_img
20.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama në Tokyo: Shqipëria më afër se kurrë Bashkimit Europian

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë një ligjërate në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, theksoi rëndësinë e inovacionit dhe aftësisë për të përballuar sfidat globale.

Ai vuri në pah eksperiencën e Shqipërisë, duke kujtuar kohën kur vendi ishte i izoluar nën regjimin komunist dhe duke e përshkruar atë si një lloj “Koreje e Veriut e Europës”, ku mendimi i lirë dhe e ardhmja e qytetarëve ishin të kufizuara nga shteti.

“Europa, Azia dhe bota kanë më shumë se kurrë nevojë për aftësinë për të bashkuar inovacionin me vizionin. Unë vij nga një vend që për dekada të tëra ishte i izoluar, ku mendimi i lirë shpesh konsiderohej erezi dhe e ardhmja e qytetarëve dukej e mbyllur. Kur komunizmi ra, shqiptarët bënë një zgjedhje që ishte jo vetëm politike, por ekzistenciale, zgjodhëm demokracinë. Integrimi ynë në Bashkimin Europian nuk ka qenë thjesht një objektiv politik, por një çështje e avancimit të qytetërimit tonë. Sot Shqipëria është më afër se kurrë anëtarësimit në BE dhe ky proces duket më konkret dhe i prekshëm se kurrë,” deklaroi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit