-sidi education-spot_img
22.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditet rrjeti i prostitucionit në Vlorë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Kryesoret

Në kuadër të një operacioni policor të koduar “Secret Flat”, specialistët e Hetimit të Trafiqeve në Vlorë kanë goditur një rast të dhënies me qira të ambienteve për prostitucion.

Gjatë aksionit u arrestua në flagrancë F. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion” në bashkëpunim. Ndërsa F. G., 51 vjeçe me kombësi kineze, është shpallur në kërkim për të njëjtat vepra.

Hetimet zbuluan se të dy kishin marrë me qira një apartament në lagjen “10 Korriku” të Vlorës, i cili ishte shndërruar në ambient për ushtrimin e prostitucionit. Në këtë vend, ata shfrytëzonin për këtë aktivitet tre gra kineze, të cilave u siguruan strehim dhe klientë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori edhe për tre gratë e huaja, H. G., B. A. dhe L. M., të cilat ushtronin prostitucion në këtë ambient.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit