Policia Kufitare në bashkëpunim me Frontex ka ndaluar një 41-vjeçar në PKK Kakavijë, teksa tentonte të hynte ilegalisht në Shqipëri. Gjatë kontrollit, në çantën e tij u gjetën 160 mijë euro të padeklaruara.
Nga verifikimet, rezultoi se personi me iniciale A. Sh., banues në Greqi, ishte në kërkim nga Gjykata e Tiranës, i dënuar me 1 muaj burg për vjedhje. Ai u ndalua dhe materialet iu referuan Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.