Autoritetet iraniane thonë se centralet bërthamore në Fordo dhe Isfahan janë goditur nga sulmet izraelite, sipas shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.
Ai shton se pjesë të impiantit të Natanzit “janë shkatërruar” në sulmet që nga fillimi i mëngjesit të së premtes, përfshirë impiantin mbi tokë.
Ndërsa brenda objekteve ka ndotje radiologjike dhe kimike por është e menaxhueshme, tha ai.
Ndërkohë CNN raporton se të paktën 17 persona janë plagosur në sulmet ajrore të Iranit ndaj Izraelit.
Ndërsa tre spitale, Qendra Mjekësore Sourasky në Tel Aviv, Qendra Mjekësore Sheba Tel Hashomer dhe Qendra Mjekësore Rabin kanë raportuar një total prej 40 të plagosurish.









