-sidi education-spot_img
22.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Sot, ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në festiavlin “Bukë e Zemër”, ngjarjen që bashkon në Tiranë mbi 15 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore.

Rama u shpreh se sot është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët.

“Ndodh që sot është Bajram, një ditë e shenjtë, festë kombëtare që pritet nga të gjithë shqiptarët pavarësisht besimit të tyre. Në një ditë të rrënjosur që u përket të gjithëve, e mbi të gjitha kujtesës së përbashkët shpirtërore të njerëzimit, një histori që rrugëton në kohë, e që mbërrin me një rëndësi të patjetërsueshme në zemër të asaj që jemi sot. Ibrahimi, ka një vizion që përsëritet, kur një ëndërr shndërrohet në udhëzim, në një mesazh e urdhër hyjnor. Bëj si je urdhëruar, do më gjesh nga të duruarit! E kështu Atë e bir ecin drejt së pamendueshmes, jo me frikë, por në paqe. Besim rrënjësor e ashtu siç në momentin që ngrihet tehu, shfaqet një qingj, profecia përmbushet jo përmes vdekjes, por dorëzimit.

Posesiviteti, iluzioni e kontrolli e çka mbeti ishte oferta më e qëndrueshme nga të gjitha. Lidhja mes ëndrrës e besimit, kjo është ajo që festojmë sot. Jo pushtetin për të marrë, por hirin për të dhënë. Jo ofrimin e mishit, por të vetes. Të gjithë e dimë, Shqipëria është një vend që tërheq arkitektët më vizionarë”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit