-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetarja e Kuvendit viziton selitë fetare për festën e Kurban Bajramit

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe atë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku përcolli urimet për festën e Kurban Bajramit.

Gjatë vizitës në Komunitetin Mysliman, Spiropali vuri në dukje rëndësinë e tolerancës, vëllazërisë dhe bashkëjetesës fetare, duke i cilësuar këto vlera si një thesar të shqiptarëve që duhet të jenë pjesë e përditshmërisë së shoqërisë dhe punës së përbashkët për mirëqenien e qytetarëve.

“Ishte një rastësi e bukur që urimet për Kryetarin e Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, t’i përcillnim së bashku me Fortlumturinë e Tij, Joanin, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë,” tha ajo.

Spiropali përfundoi me urimin: “Gëzuar Kurban Bajramin! Uroj shëndet, mbarësi, lumturi dhe paqe në të gjitha familjet shqiptare.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit