Me rastin e Kurban Bajramit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, uroi të gjithë qytetarët duke theksuar rëndësinë e kësaj feste si një mesazh për bashkëjetesë, zemërgjerësi dhe përkushtim ndaj një shoqërie të barabartë.
Në mesazhin e tij, Kurti nënvizoi se kjo ditë e shenjtë na kujton të ndajmë me të tjerët, të jemi të drejtë dhe të kujdesshëm ndaj nevojave të komunitetit. Ai uroi që festa t’i gjejë të gjithë pranë familjeve dhe të dashurve, me shëndet dhe lumturi në zemër.
“Le të jetë Kurban Bajrami një shkak për bashkim dhe mirësi të përhershme,” tha ai.