Policia e Fierit ka arrestuar një 24-vjeçar me iniciale R.M., banues në Cakran. Gjatë kontrollit nga toka dhe ajri duke përdorur dronë në vendin e quajtur “Kodra e dafinave”, në fshatin Gjorgoz kanë konstatuar një parcelë.
Aty ishin kultivuar 223 fidanë narkotike kanabis dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Policia gjeti dhe asgjësoi edhe 90 fidanë narkotikë cannabis sativa, në territorin e njësisë administrative Portëz. Ndërkohë po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të këtij rasti kultivimi.









